Dy persona të maskuar duke përdorur sprej kanë arritur që t’ia vjedhin një personi në Gjilan një çantë në të cilën kishte shumë të konsiderueshme të parave.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e të mërkurës.
Policia është vënë në kërkim të të dyshuarve.
“Policia e Kosovës ne Gjilan sot me datën 05.04.2023 rreth orës 08:45 është informuar për një rast grabitje i ndodhur në rrugën ,,Idriz Seferi’’ në Gjilan. Njësitet policore relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të hetimeve preliminare dyshohet se dy persona të maskuar duke përdorur spray, kanë arritur që viktimës shtetas i Kosovës të ia grabisin një qante në cilën kishte një shumë të konsiderueshme të parave. Të dyshuarit pas grabitjes janë larguar në drejtim të panjohur. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili rastin e ka cilësuar ,,Grabitje’’, të dyshuarit janë vënë në kërkim nga Policia e Kosovës, ndërsa rrethanat e rasti po hetohen nga hetues policor rajonal në Gjilan”, thuhet në raportin e Policisë.
-
Grabitje e armatosur në Gjilan
-
Arrestohen tre persona për vjedhje në Gjilan e rajone të tjera, njëri shtetas i Shqipërisë
-
E hoqi maskën gjatë grabitjes, Policia ia publikon pamjet dhe e shpall në kërkim
-
Arrestohen tre të dyshuarit për grabitjen e 40 eurove në Prizren
-
Grabitën çantën me 8 mijë euro, arrestohen 4 të dyshuar