Policia e Kosovës njoftoi se të dielën në rrugën “Idriz Seferi”, në Gjilan është kryer një grabitje, në një sportel.
Rastin e ka rrëfyer një grua që punonte në sportel, duke deklaruar se i maskuari është futur më armë në dorë, duke kërkuar parë.
“Ankuesja kosovare ka raportuar se derisa ka qenë në vendin e saj të punës, kishte hyrë një i person i maskuar me armë në dorë duke kërkuar para. I njëjti kishte thyer një xham të sportelit dhe ishte larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti vazhdon tek njësitë kompetente për hetim të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftimin policor.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një 19-vjeçar për tentim grabitje në Gjilan, i sekuestrohet arma
-
Dy të huajve në Prishtinë u grabiten të holla nën kërcënimin e armës dhe thikës
-
Arrestohen në Gjilan pesë të dyshuar për vjedhje të rëndë, rikthehen gjësendet e vjedhura
-
E hoqi maskën gjatë grabitjes, Policia ia publikon pamjet dhe e shpall në kërkim
-
Në një shtëpi në Gjilan vidhet kasaforta me ari në vlerë 15 mijë euro dhe dy armë zjarri