Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet pa shenja jete një grua në Lipjan

Shiriti i Policise

Foto: Ilustrim

Një grua në Lipjan është gjetur pa shenja jete në mëngjesin e të mërkurës.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion. Rasti është cilësuar nga Policia si “hetim mbi vdekjen”.

“Lipjan 16.08.2023 – 07:22. Është raportuar se viktima femër kosovare ishte gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë.