Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet pa shenja jete në vendin e punës një person në Ferizaj

Shiriti i Policisë

Foto: Ilustrim

Një person është gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës në Ferizaj, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Vdekjen e tij e kanë konstatuar ekipet mjekësore në vendin e ngjarjes. Policia e ka cilësuar rastin “hetim mbi vdekjen”.

“Ferizaj 13.05.2023 – 12:20. Është gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet policore dhe prokurori, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Në konsultim me prokurorin, trupi i pa jetë i viktimës u është dorëzuar familjarëve”, thuhet në raportin e Policisë.