Është gjetur pa shenja jete Rrustë Rexhepaj nga Peja, i cili po kërkohej qe pesë ditë.
Më 21 maj, Policia e Kosovës kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për të gjetur Rexhepajn, i lindur më 1972, ndërsa sot ka njoftuar se e ka gjetur atë pa shenja jete në afërsi të parkut të qytetit në Pejë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Fillimisht është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes, në vendngjarje kanë dalë njësitet relevante të Policisë së Kosovës, Prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i viktimës dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion”, thuhet në njoftim të Policisë.