Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një person gjendet i vdekur në Pejë

Foto: Koha / ilustrim

Një person pa shenja jete është gjetur në mëngjesin e së premtes në tarracën e një objekti në rrugën “Zahir Pajaziti” në Pejë, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Në një përgjigje për KOHËN, zëdhënësi i policisë, Driton Rugova, ka thënë se ekipi mjekësor kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes. Bëhet fjalë për një burrë, të lindur më 1960.

Ai ka bërë të ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.