Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet një trup i pajetë në lumin Drin

Policia e Kosovës ka njoftuar të shtunën për gjetjen e një trupi të pajetë në lumin Drin në fshatin Krajk të Prizrenit.

Sipas njoftimit, dyshohet se kufoma mund të jetë e gjinisë femërore.

Policia ka thënë se trupi i pajetë u gjet nga peshkatarët mesditën e së shtunës.

“Momentalisht të gjitha njësitë policore janë në vendin e ngjarjes. Për momentin nuk është bë identifikimi i kufomës ende”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm