Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten në Prizren një grua është gjetur pa shenja jete.
“Është raportuar se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete. Njësitë policore dhe ndihma e shpejtë urgjente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë.