Policia e Kosovës ka gjetur rreth 92 telefona të llojeve të ndryshme pa mbulesë dokumentare si dhe 380 airpodsa pa mbulesë dokumentare, nga kontrolla që ka bërë në 3 lokacione në qytetin e Ferizajt.
Mallrat sipas njoftimit, janë konfiskuar dhe rastet kanë vazhduar për kundërvajtje.
“Aksioni ka qenë i shtrirë në tri subjekte të dyshuara për posedim të mallrave pa mbulese dokumentare, njësitet doganës kanë arritur të zbulojnë sasi të konsiderueshme të telefonave. Gjatë kontrollit janë gjetur rreth 92 telefona të llojeve të ndryshme pa mbulesë dokumentare si dhe 380 airpods pa asnjë mbulese dokumentare. Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe rastet ka vazhduar për kundërvajtje Doganore”, thuhet në njoftimin e Doganës.
-
Dogana me operacion në Ferizaj e parandalim të kontrabandës në Merdar
-
Dogana konfiskon rreth 200 telefona celularë në 6 pika shitëse në Prishtinë
-
Dyshohet për kontrabandë me kafshë në Ferizaj, zbulohen mbi 100 dele të paregjistruara
-
Konfiskohen 120 telefona, ora e kufje – vlera rreth 60 mijë euro
-
Dogana sekuestron telefona të padeklaruar në Prishtinë