Njësitë e Doganës kanë organizuar të mërkurën një operacion në Ferizaj, si dhe kanë arritur ta parandalojnë futjen e armëve të ftohta përmes pikë-kalimit kufitar të Merdarit.
Sipas njoftimit të Doganës, gjatë këtij operacioni, oficerët doganorë kanë inspektuar dhe kontrolluar gjashtë subjekte të ndryshme, ku janë konfiskuar 39 telefona celularë.
“Rezultati i këtij kontrolli është zbulimi dhe konfiskimi i 39 telefona celularë, duke përfshirë modele të njohura të markave Samsung dhe iPhone”, thuhet në njoftim.
Sipas Doganës, sasia e telefonave celularë është sekuestruar në përputhje me ligjin dhe procedurat në fuqi.
Derisa në pikë kalimin kufitar të Merdarit gjatë kontrolleve, te një shtetas i Serbisë janë gjetur armë të ftohta të fshehura brenda makinës së tij, të cilat janë konfiskuar, derisa rasti është përcjell te Policia e Kosovës.
-
Kapen telefona në vlerë mbi 250 mijë euro në Vërmicë, u tentua të kontrabandaoheshin në Kosovë
-
Dogana me operacion në Merdar, parandalon tri raste të kontrabandimit
-
Dogana kap në aeroport tetë iPhone 18 të padeklaruar
-
Dogana e Kosovës zbulon municion të padeklaruar në një maune në Ferizaj
-
Aksion kundër kontrabandës në Pejë, sekuestrohen mallra me vlerë 30 mijë euro