Të hënën në fshatin Nashec të Prizrenit është gjetur në rrugë një person pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante ku kanë konfirmuar vdekjen e personit mashkull dhe janë gjetur një pushkë gjuetie me një fishek, një gëzhojë, katër sfera metalike dhe një telefon celular. Policia e ka cilësuar rastin si vdekje e dyshimtë.
“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.