Një person është gjetur i vdekur në rrugën “Zenel Hajdini” në Ferizaj të hënën.
Sipas raportit të Policisë, fillimisht është njoftuar për një person të shtrirë në tokë. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.