Kronikë

Gjendet i vdekur një burrë në Prishtinë, Policia nis hetimet

Policia e Kosovës

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë është gjetur i vdekur të hënën në Prishtinë. 

Në raportin 24-orësh të Policisë rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes”. 

“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuat ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori, i cili ka urdhëruar që të iniciohet rasti dhe trupi i pajetë të dërgohet në obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Rasti thuhet se po hetohet nga ekipet relevante policore.