Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet i vdekur një 55-vjeçar në Mitrovicë

Një person në Mitrovicë është gjetur pa shenja jete.

Sipas njoftimit nga Policia, viktima F.O. 55-vjeçar është gjetur në vendin e tij të punës ku punonte si roje nate në një depo në fshatin Shupkovc.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion