Një 19-vjeçar është gjetur i vdekur në fshatin Hallaq i Madh në komunën e Lipjanit.
Siç ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci, ende nuk dihen motivet e rastit.
Ai ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 13:00.
“Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në fshatin Hallaq i Madh në komunën e Lipjanit. Mjekët emergjent kanë konstatur vdekjen e viktimës, mashkull, 19 vjeç. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim mbi vdekjen, dhe me kujdes të shtuar po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ekzaminuese, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe ndriçimin e plotë të rastit” ka thënë ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Një person gjendet i vdekur në Lipjan
-
Gjendet i vdekur një shtetas i Marokut në Lipjan
-
Një person gjendet i vdekur në një shtëpi të pabanuar në Lipjan
-
Gjendet i vdekur 19-vjeçari i raportuar i zhdukur një ditë më parë
-
Gjendet i vdekur një i mitur në Reqan të Prizrenit, rasti po hetohet si “vdekje e dyshimtë”