Kronikë

Gjendet i vdekur një shtetas i Marokut në Lipjan

Foto: Ilustrim

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës njoftoi se të dielën në Lipjan, është gjetur trupi i pajetë i një shtetasi të Marokut, thuhet në njoftimin 24-orësh.

Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, derisa mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e tij.-

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin. Rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes”.

Gjithashtu, në fshatin Hallaq i Madh në Lipjan, u gjet i vdekur një 19-vjeçar.