Është gjetur i vdekur në afërsi të Prevallës të shtunën një burrë që ishte raportuar i zhdukur në Prizren më 27 tetor.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ekipi i emergjencës e ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa trupi është dërguar për obduksion.
“Raportohet se me datë 05.11.2022 në afërsi të Prevallës është gjetur trupi i viktimës mashkull kosovar. Ekipi i emergjencës e ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Në teren kanë qenë të angazhuara edhe ekipet e kërkim shpëtimit të FSK-së. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.
Artikuj të ngjashëm