Policia e Kosovës ka njoftuar se janë gjetur pajisjet mekanike të radarëve civilë që ishte raportuar se janë vjedhur.
Sipas njoftimit, pajisjet ishin ngarkuar gabimisht në një kompani tjetër dhe pas verifikimit të depos, është parë se nuk mungon asgjë dhe pajisjet janë u janë dorëzuar zyrtarëve përkatës.
“Në konsultim me prokurorin janë intervistuar gjashtë persona në cilësi të dëshmitarëve”, thuhet në njoftimin policor.
KOHA kishte raportuar gjatë javës së kaluar për pajisjet që dyshoheshin se ishin vjedhur.
Artikuj të ngjashëm
-
Vidhen pajisje mekanike në Aeroportin “Adem Jashari”
-
Gjashtë shtetas të huaj dyshohen se prezantuan dokumente të falsifikuara në Aeroportin e Prishtinës
-
I gjendet armë zjarri, ndalohet e dyshuara në Aeroportin e Prishtinës
-
Dogana sekuestron telefona e barna të padeklaruara në Aeroportin e Prishtinës
-
Kosovarit në Prizren i vidhet pasaporta austriake