Policia e Kosovës dhe Agjencia Kosovare për Inteligjencë (AKI) i kanë identifikuar dy lokacione në veri ku ishin vendosur kamera vëzhguese të kamufluara, ka konfirmuar për KOHËN, zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Ai ka njoftuar se për këtë janë identifikuar dy persona dhe do të intervistohen.

Elshani tha se kamerat ishin vendosur për monitorim të lëvizjes së qytetarëve, institucioneve të Qeverisë dhe prezencës ndërkombëtare.

“Më datë 27.06.2024, Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me AKI-në, kanë identifikuar dy lokacione në të cilat kanë qenë të vendosura kamerat vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjeve të qytetarëve, institucioneve të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe prezencës ndërkombëtare në veri te vendit”, ka thënë Elshani, duke shtuar se dyshohet se ishin shfrytëzuar në vazhdimësi nga institucionet e sigurisë së Serbisë.
-
Mbyllen tri institucione serbe në Mitrovicë të Veriut
-
Kamerat e sigurisë në komunat veriore, Policia: Po angazhohemi për sigurinë publike
-
Votimi në veri nën vëzhgimin edhe të kamerave
-
Ndalohen dy punonjës të Postës së Serbisë që shpërndanin dërgesa në veri të Kosovës
-
Hoxha: Dronë të dyshuar nga Serbia kanë fluturuar në veri, Policia në koordinim me KFOR-in