Policia e Kosovës ka njoftuar se në Shtime, ku të dielën kishte gjetur tri mjete të pashpërthyera në materialin inert që ishte ngarkuar në një kamion, ka gjetur edhe gjashtë predha të tjera.
Sipas raportit të Policisë ato janë asgjësuar nga njësia e deminimit e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe KFOR-it.
“Lidhur me rastin, njësia për deminim e FSK-së dhe KFOR-it gjatë kontrollit kanë gjetur dhe asgjësuar edhe gjashtë predhe tjera”, thuhet në raportin e Policisë.
Të hënën Policia kishte njoftuar se një burrë ka raportuar se kishte ngarkuar kamionin e tij me material inert dhe gjatë shkarkimit të tij kishte vërejtur tri mjete të dyshuara dhe kishte njoftuar policinë. “Njësiti policor është duke siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitë për deminim të FSK – së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe do të vazhdojnë kërkimin për mjete tjera”, thuhej në raportin e Policisë të dërguar të hënën.
-
Gjenden tri mjete të pashpërthyera brenda kamionit në Shtime, reagon FSK-ja
-
Në Shtime gjendet një predhë që dyshohet të jetë e Luftës së Dytë Botërore
-
Një qytetar has në pesë bomba në Junik, largohen nga ekipet e deminimit
-
Gjendet një mjet i pashpërthyer në Gjakovë, intervenon FSK-ja
-
KFOR-i tërheq një mjet shpërthyes në Ferizaj, e FSK-ja një tjetër në Gjakovë