Të paktën gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur të dielën në fshatin Sllagrazhd të Suharekës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka thënë për KOHËN se aksidenti ka ndodhur mes dy veturave rreth orës 12:05.
Ai nuk ka bërë të ditur nëse të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor.
“Sot me datë 23.06.2024, rreth orës 12:05 është raportuar për një aksident trafiku në fshatin Sllagrazhd të Suharekës. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Përveç dëmeve materiale, gjashtë persona kanë marrë lëndime trupore”, ka thënë Bytyqi.
Artikuj të ngjashëm