Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident trafiku në Suharekë, lëndohen gjashtë persona

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e vona të së shtunës në fshatin Studeqan të Suharekës. Në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa kanë kërkuar tretman mjekësor gjashtë persona. Njëri nga të lënduarit është dërguar për trajtim në QKUK, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

“Fsh. Studeqan, Suharekë 23.09.2023-21:45. I dyshuari mashkull kosovar, derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin, duke goditur veturën tjetër. Si pasojë, lëndime kanë pësuar të dy drejtuesit dhe katër pasagjerë në vetura të cilët pas tretmanit në Spitalin Rajonal në Prizren janë liruar, përveç njërit prej tyre i cili është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke u marrë me rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo