Një aksident trafiku me gjashtë të lënduar është raportuar të ketë ndodhur në pasditen e sotme në rrugën nacionale Mitrovicë - Prishtinë.
Aksidentin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti i cili ka theksuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë te segmenti rrugor në fshatin Shupkovc.
“Të përfshira në aksident janë dy vetura civile, ku si pasojë lëndime kanë pësuar gjashtë persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë. Nga hetimet e bëra në vendin e ngjarjes, shkaktar i aksidentit dyshohet të jetë mos mbajtja e distancës”, thotë Zahiti.
Artikuj të ngjashëm
-
Aksident në Mitrovicë, gjashtë të lënduar
-
Gjashtë të lënduar në një aksident trafiku në Skenderaj
-
Aksident në rrugën Mitrovicë–Prishtinë, gjashtë të lënduar
-
Pesë të lënduar nga aksidenti në rrugën Mitrovicë–Leposaviq, përfshihet edhe një veturë e Policisë
-
Tetë të lënduar nga aksidenti në fshatin Deberlluk