Tetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në rrugën Mitrovicë-Prishtinë në orët e mbrëmjes të së mërkurës.
Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti, i cili ka thënë se të lënduarit kanë kërkuar tretman mjekësor.
“Një aksident trafiku me të lënduar është shkaktuar rreth orës 18:20, në rrugë nacionale Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në segmenti rrugor në fshatin Shupkovc. Si pasojë e aksidentit të shkaktuar ndërmjet një kamionete dhe një veture, lëndime kanë pësuar tetë persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë Zaiti.
Artikuj të ngjashëm