Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjashtë të lënduar në një aksident në rrugën Mitrovicë – Prishtinë

Gjashtë persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sonte rreth orës 22:40 në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë, saktësisht në segmentin rrugor te fshati Kçiq.

Siç është njoftuar nga Policia e Kosovës – rajoni i Mitrovicës Jugore, në aksident janë përfshirë tri vetura e janë lënduar gjashtë persona.

“Nga informatat fillestare, një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur rreth orës 22:40, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor fshati Kçiq. Janë përfshirë tri vetura, si pasojë e aksidentit gjashtë persona kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë”, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti për KOHËN.