Një aksident trafiku ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në fshatin Shupkovc të Mitrovicës. Në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa kanë mbetur të lënduar dy persona.
Zëdhënësi i Policisë i rajonit të Mitrovicës, Avni Zahiti, ka treguar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 8 të mëngjesit, raporton KOHA.net.
“Rreth orës 8 të mëngjesit ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona”, ka treguar Zahiti për KOHËN.
Dje si pasojë e aksidenteve të trafikut humbën jetën pesë persona në Kosovë.
Artikuj të ngjashëm