Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku në rrugën rajonale Mitrovicë-Vushtrri të martën.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i ka thënë KOHËS se në aksidenti janë përfshirë dy vetura, gjegjësisht në fshatin Frashër.
Të lënduarit kanë kërkuar trajtim mjekësor.
“Rreth orës 12:40, është raportuar për një aksident trafiku i shkaktuar në rrugën rajonale Mitrovicë- Vushtrri , përkatësisht në fshatin Frashër, në aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit pesë persona kanë kërkuar tretman mjekësor!”, ka thënë Zahiti.
Artikuj të ngjashëm
-
Aksident në Mitrovicë, gjashtë të lënduar
-
Aksident në rrugën Mitrovicë–Prishtinë, gjashtë të lënduar
-
Pesë të lënduar nga aksidenti në rrugën Mitrovicë–Leposaviq, përfshihet edhe një veturë e Policisë
-
Pesë të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë
-
Dy të lënduar në aksidentin mes tri veturave në rrugën Mitrovicë-Prishtinë