Gjashtë persona kanë marrë lëndime trupore për shkak të një aksidenti të një autobusi me një veturë në fshatin Lluzhan, përkatësisht në magjistralen Prishtinë-Podujevë.
Siç ka bërë të ditur Policia në një përgjigje për Kohën, të lënduarit kanë kërkuar trajtim mjekësor.
“Rreth orës 13:00, është raportuar për një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë - Podujevë, respektivisht në fshatin Lluzhan. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit deri më tani trajtim mjekësor kanë kërkuar gjashtë persona të lënduar. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, thuhet në përgjigjen e Policisë.