Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, shtatë të lënduar

Shtatë persona janë lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, konkretisht në fshatin Lluzhan.

Aksidenti ka ndodhur të premten në orën 07:30, derisa Policia i ka thënë KOHËS se janë përfshirë tri vetura.

“Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit janë lënduar shtatë persona, të cilëve u është ofruar ndihmë mjekësore. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident”, thuhet tutje.