Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjashtë të lënduar në aksidentin në Trudë

14:47 - Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidentit të ndodhur në fshatin Trudë, të enjten.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete të cilat ishin në lëvizje, një veturë e tipit WV Golf IV dhe një veturë e tipit Renault Clio që të dyja me targa të Kosovës.

Si pasojë e aksidentit, kanë pësuar lëndime trupore gjashtë persona, të cilët janë transportuar për tretman mjekësor në QKUK në Prishtinë.


Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Podujevë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në fshatin Trudë të Prishtinës.

Fotografitë e siguruara nga Koha.net tregojnë gjendjen e rëndë të dy veturave të aksidentuara.

Në vendin e ngjarjes janë parë policia, autoambulanca, por edhe njësitë e zjarrfikësve.

{gallery}

Artikuj të ngjashëm