Në fshatin Dumnicë të Vushtrrisë dje ka ndodhur një aksident trafiku me ç’rast janë lënduar gjashtë persona, transmeton Koha.net.
Policia e Kosovës bën të ditur se në aksident ishin të përfshira dy vetura, dhe me këtë rast ishin lënduar 4 burra e dy gra. Aksidenti kishte ndodhur rreth orës 19:00.
Që të gjithë janë dërguar për tretman mjekësor, dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Artikuj të ngjashëm