Një aksident trafiku me të lënduar, raportohet të ketë ndodhur sonte në ora 19:30, në hyrje të Vushtrrisë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, njoftoi për KosovaPress se në aksident janë të përfshira dy vetura civile dhe si pasojë e aksidentit gjashtë persona kanë kërkuar tretman mjekësor.
Sipas rrethanave të vendit të aksidentit, shkaktar i aksidentit konsiderohet të jetë mosmbajtja e distancës.