Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjashtë të arrestuar në Pejë për armëmbajtje pa leje dhe posedim të narkotikëve

Në Pejë dje janë arrestuar gjashtë persona për armëmbajtje pa leje dhe posedim të narkotikëve, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

PK gjithashtu konfirmon se pesë prej tyre janë shqiptarë, dhe njëri është boshnjak, transmeton Koha.net.

“Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë dhe një mashkull K/Boshnjak, pasi që tek të njëjtit janë gjetur dhe janë konfiskuar tri thika, dy shufra metalike dhe një sasi e narkotikëve”, thuhet në komunikatë.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.