Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, në Pejë është arrestuar një person të cilit i është gjetur dhe konfiskuar një armë, të cilën e kishte pa leje, dhe 8 fishekë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, tek i cili gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator dhe tetë (8) copë fishekë”, thuhet në raport.
“Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet tutje në raport.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet në Pejë i dyshuari për sulm, policia i gjen tri armë dhe 250 fishekë
-
Dorëzohet në Polici i dyshuari për plagosjen në Pejë
-
Sekuestrohet një armë zjarri pas disa të shtënave në Jezerc të Ferizajt
-
Në prani të Policisë rrëzohet e i bie arma nga brezi, shoqërohet për intervistim
-
Arrestohet në Pejë i dyshuari për disa vjedhje