Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një i arrestuar në Pejë për armëmbajtje pa leje

Policia e Kosovës, konkretisht njësiti i hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejë, të asistuar edhe nga njësitë tjera të Drejtorisë Rajonale të Policisë Pejë, sot ka arrestuar një person për armëmbajtje pa leje.

Policia thotë se ka zbatuar urdhër-kontrollin e Gjykatës Themelore në Pejë.

Gjatë kontrollit të shtëpisë së personit të dyshuar, M. P. i lindur me 1961 m/k/sh, janë gjetur dhe janë konfiskuar:

1 pushkë gjysmë automatike M47

1 pushkë ajrore

Edhe Arrestohet një person në Pejë për armëmbajtje pa leje Kronikë Arrestohet një person në Pejë për armëmbajtje pa leje

1 pistoletë me gaz

1 armë e gjatë e dëmtuar

1 tytë e armës automatike e dëmtuar

2 pjesë të armëve të gjata

Edhe Arrestohet një u dyshuar për posedim të paautorizuar të armëve Kronikë Arrestohet një u dyshuar për posedim të paautorizuar të armëve

14 fishekë

“I dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar nga hetuesit e Stacionit Policor Pejë, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme ligjore”, përfundo njoftimi i PK-së.