Katër persona janë arrestuar në rajonin e Pejës të hënë për shkak të armëmbajtjes pa leje.
Në rastin e parë, në lagjen “Dardania” është arrestuar një person të cilit i ishte gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 16 fishekë. Ky person është liruar me procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.
Në rastin e dytë, në fshatin Lloqan të Deçanit është arrestuar një person pasi në shtëpinë e tij është gjetur dhe konfiskuar një AK/47 me dy karikatorë dhe 57 fishekë. Edhe ky është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërsa në rrugën “Zhujë Selmani” të Pejës janë arrestuar dy të dyshuar, një burrë dhe një grua, pasi që në çantën e të dyshuarës gjatë kontrollit është gjetur një pistoletë.
Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull është dërguar në mbajtje pasi që i njëjti ka pranuar se arma është e tij, ndërsa e dyshuara është liruar dhe rasti vazhdon të hetohet.
-
Arrestohet në Pejë i dyshuari për sulm, policia i gjen tri armë dhe 250 fishekë
-
Arrestohet një person në Pejë për armëmbajtje pa leje
-
Iu gjet armë brenda lokalit, arrestohet një i dyshuar në Pejë
-
Arrestohet një i dyshuar për armëmbajtje pa leje, i konfiskohen dy armë
-
Arrestohet një person në Pejë për armëmbajtje pa leje