Një person ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në një fabrikë në Gjakovë, është lënduar nga një makinë.
Viktima ka marrë lëndime në këmbë dhe po trajtohet, siç ka njoftuar Policia e Kosovës.
Rasti, që ndodhi të shtunën, është cilësuar nga Policia si rrezik i sigurisë në vendin e punës.
“Gjakovë, 12.03.2022 – 23:20. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, deri sa ka qenë duke punuar në një fabrikë, është lënduar nga një makinë. Viktima ka marrë lëndime në këmbë dhe është dërguar për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Lëndohet një punëtor në Shtime, shoqërohet në Polici përgjegjësi i firmës
-
Lëndohet një person në Rahovec derisa po punonte
-
Rrëzohet një person në një vendpunishte në Gjakovë, arrestohet një i dyshuar
-
Dy të lënduar në vend pune gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
-
Një grua në Gjakovë lëndohet në vendin e punës