Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Rrëzohet një person në një vendpunishte në Gjakovë, arrestohet një i dyshuar

Kërkohet 30 ditë paraburgim për përgjegjësit e kompanisë ku vdiqën dy punëtorë në Gjakovë

Është arrestuar një person në Gjakovë, nën dyshimin se nuk i ka përmbushur masat e sigurisë në vendpunishte, ku si pasojë një person tjetër është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime trupore.

Sipas njoftimit të Policisë të premten, viktimës i është ofruar trajtim mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se nuk i ka përmbushur masat e sigurisë në vend punishte, dhe si pasoj viktima mashkull kosovar është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.