Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjakovë, arrestohen dy persona për vjedhje të llamarinave në oborr të fabrikës

Arrestim

Arrestim

Policia e Kosovës ka arrestuar të shtunën mbrëma dy persona në Gjakovë, nën dyshimin se kanë vjedhur disa llamarina metali në oborrin e një fabrike.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Gjakovë 10.06.2023 – 19:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar për shkak se kishin vjedhur disa llamarina metali në oborrin e fabrikës. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e Policisë.