Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjakovari vetëplagoset me armë zjarri derisa po voziste

spitali Gjakoves

Në Gjakovë, një person është vetëplagosur me armë zjarri, pasditen e së martës.

Sipas Policisë së rajonit të Gjakovës, gjatë vozitjes, i ka shkrepur arma dhe është plagosur në këmbë.

“Me të arritur në emergjencë patrulla ka intervistuar të dyshuarin ku i dyshuari deklaron se përderisa ishte duke u vozitur me veturën e dëshmitarit në rrugën Bujar Roka i ka shkrepur arma dhe është plagosur në këmbën e majtë”, i ka thënë KOHËS, zëdhënësi i PK-së, Nysret Gjurkaj.

Nga ana e mjekëve personit i është dhënë tretmani mjekësor dhe gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë, edhe pse mbetet i hospitalizuar.

Me urdhër të prokurorit iniciohet rasti, “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“ dhe “Përdorim i Armës“.