Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vetëplagoset një 13-vjeçar në Gjakovë

Një 13-vjeçar është vetëplagosur me armë zjarri sot në Gjakovë.

Nysret Gjurkaj zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës ka njoftuar për KOHËN se rreth orës 15:33 policia ka pranuar një informatë se në emergjencën e spitalit rajonal "Isa Grezda" të Gjakovës një person i moshës 13-vjeçare është dërguar për trajtim mjekësor si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit.

Gjendja e 13-vjeçarit ka qenë e rënduar dhe ai është dërguar për trajtim të mëtejmë në QKUK-Prishtinë.

Gjurkaj ka thënë se sipas informatave të para 13-vjeçari është vetëplagosur me armë zjarri.