Një burrë nga Gjakova e ka rrahur sot bashkëshorten e tij dhe është arratisur. Lajmin e ka bërë të ditur për KOHËN, Nysret Xhurkaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, në rrugën “ Shotë Galica” në Gjakovë.
"I dyshuari (bashkëshorti) e kishte sulmuar viktimën (gruan), duke e goditur me grusht dhe kabllo, në pjesë të ndryshme të trupit, me këtë rast i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore", ka dhënë detaje Xhurkaj.
Merret vesh se viktima ka ikur nga shtëpia, ndërsa më pas ajo është dërguar në tretman mjekësor dhe është intervistuar. E i dyshuari gjendet në arrati, derisa autoritetet policore kanë nisur kërkimet.
-
Gjakovë, burri raporton në Polici se u keqtrajtua nga gruaja
-
Gjakovari i kërkon gruas të largohet nga banesa, i konfiskohet një armë e lirohet në procedurë të rregullt
-
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit në Gjakovë që rrahu bashkëshorten
-
Kërkohet paraburgim për burrin që rrahu bashkëshorten në Gjakovë
-
Gjakovari rrahu ish-bashkëshorten, arrestohet