Ish-deputeti i Kuvendit, Gani Geci është dorëzuar për vuajtje të dënimit për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit në gusht të vitit 2014.
Në nëntor të vitit të kaluar, Gjykata e Apelit ia ka vërtetuar dënimin me 3 vjet e gjashtë muaj burgim.
Sipas aktgjykimit të shpallur më 4 qershor 2021, nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, Geci u dënua me 3 vjet burgim për vrasje të kryer në gjendje të tronditjes së fortë mendore, kurse me 10 muaj burgim për armëmbajtje pa leje. Ndaj tij, u shqiptua dënimi unik prej 3 vjet e 6 muaj burgim efektiv.
Lajmin për dorëzimin e ti, e ka bërë të ditur familja në një postim në Facebook.
“Sot vëllai i jonë Ganiu po i përgjigjet vendimit të gjykatës i dënuar me 3 vjet e gjashtë muaj, neve si vëllezër me djemtë tonë dhe miqtë e shokët po e përcjellim që vëllai i jonë me përkushtim i nënshtrohet dënimit. Urojmë të kthehet sa ma shpejt dhe më nderë si gjithmonë. Gjithmonë se bashku do ja dalim”, ka shkruar vëllai i tij Halil Geci.
-
Apeli vërteton dënimin me 3 vjet e 6 muaj burgim ndaj Gani Gecit për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit
-
Familja e Thaçit: E presim Apelin
-
Vullnet Gashi dënohet me 16 muaj burgim për aksidentin me fatalitet më 2023
-
Deputeti i VV-së: Thaçin do ta presë i njëjti fat si Naim Murselin
-
Shkumbin Sekiraqa dënohet me katër vjet e gjysmë burgim