Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është kafshuar nga një qen në Fushë-Kosovë duke pësuar lëndime trupore.
Rasti ka ndodhur të shtunën.
Policia lidhur me rastin ka shoqëruar në stacion policor pronarin e qenit, ndërsa pas intervistimit ai është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.
“Rr. Metush Krasniqi, Fushë Kosovë 24.12.2022 – 15:15. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është kafshuar nga një qen, që është në pronësi të dyshuarit mashkull kosovar dhe si pasojë viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me rastin i dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me rekomandim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.