Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Flet për KTV-në i burgosuri që qepi gojën për të hyrë në grevë, thotë në Dubravë ka korrupsion

Shkëlzen Hasani, i dënuar me 20 vjet burg për vrasje, rrëfeu për KTV-në se si ia doli ta qepë gojën e vet për të hyrë në grevë urie.

Ai qëndroi për 6 ditë me gojë të qepur brenda qelisë, në shenjë proteste për mosdhënien e lejes së pushimit për fundjavë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Largimin e penjve e ka bërë një ditë më par pasi i është premtuar se do t’i jepet leja për pushim.

Thotë se u diskriminua nga të burgosurit e tjerë, pasi iu kërkua besë dhe pajtim nga familja, së cilës ia vrau një anëtar të familjes.

Ky i dënuar për vrasje nga Peja thotë se në burgun e Dubravës mbizotëron korrupsioni edhe për të marrë leje për pushim në fundjavë.

Thotë se po nuk pate para nuk mund të shkosh në pushim. Nga ana tjetër, Shërbimi Korrektues i Kosovës i ka mohuar akuzat.

Arsyeja e mosdhënies së pushimit këtij të burgosuri është vetëm për shkaqe sigurie, pasi ka bërë vrasje për hakmarrje, thonë zyrtarët.