Brenda qelisë në burgun e Dubravës, ka ndodhur një veprim i pazakontë, raporton KTV.
Një i burgosur qepi gojën, për shkak se i ishte refuzuar kërkesa e tij për pushim në fundjavë në shtëpinë e tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi madje kishte paralajmëruar drejtorinë e burgut të Dubravës së do ta qepë gojën derisa të vdesë në grevë urie.
Kërkesa e tij ishte refuzuar edhe për 6 muaj të tjerë në janar të këtij viti, nga Qendra Korrektuese e Dubravës, e udhëhequr nga Zyrafete Imeraj.
Refuzimin e kërkesës ky i dënuar me 20 vjet burgim për vrasje, e kishte përjetuar rëndë.
Ai kishte paralajmëruar me një ankesë drejtuar Qendrës Korrektuese se nëse nuk ia japin pushimin në fundjavë, do ta qepë gojën dhe do të vdesë me gojë të qepur. Pasi ka qëndruar për një kohë me gojë të qepur, ka reaguar Shërbimi Spitalor i Qendrës Korrektuese të Dubravës, duke i ofruar shërbim mjekësor.
Në Shërbimin Korrektues të Kosovës, konfirmojnë se i burgosuri e ka bërë këtë veprim, pasi të njëjtit për shkak të sigurisë nuk i është dhënë leja për pushim.
Por, si arriti ky i burgosur që brenda qelisë të sigurojë gjilpërë dhe penj?
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut konsideron se me ligjin për sanksionet penale, u zvogëlohen të drejtat e burgosurve për pushim.
I burgosuri SH.H, në burgun e Dubravës është i dënuar me 20 vjet burg, ndërsa 10 vjet të këtij dënimi i tashmë i ka vuajtur.