Policia në Shtime ka njoftuar se i ka gjobitur disa qytetarë të cilët ishin incizuar të enjten duke festuar në rrugën “Tahir Sinan”, në mënyrë të rrezikshme.
Sipas fotografive të publikuara, pasagjerët e veturave kishin rrezikuar jetën e tyre duke dalë me gjysmën e trupit nëpër xhama të veturës.
Policia ka thënë se ka arritur t’i identifikojë qytetarët dhe i ka ftuar në stacion të policisë.
Ndaj tyre janë iniciuar fletëparaqitje për gjykatë për drejtimin e veturës pa patentë-shoferë dhe gjoba kundërvajtëse që lejuan pasagjerët të dalin jashtë veturës në xhama.
Artikuj të ngjashëm
-
Lëndohen dy persona në Shtime në garën me vetura
-
Policia në Shtime me plan për vetëdijesimin e vozitësve të mos parkojnë në trotuare
-
Lëndohet një punëtor në Shtime, shoqërohet në Polici përgjegjësi i firmës
-
Tejkaluan kolonën nga shiriti emergjent, pesë shoferëve u merret leja në Ferizaj
-
Një qytetar dëmtoi fletëvotimin dhe tentoi të votojë edhe në emër të gruas, Policia nis hetim