Kronikë

Ferizajasi shantazhohet, i kërkohen para dhe vetura që të mos i publikohen mesazhet në rrjetet sociale

Një ferizajas është shantazhuar, ku atij i është kërkuar një shumë e parave dhe po ashtu vetura, pasi në të kundërtën i është thënë se do t’i publikohen në rrjete sociale biseda që kanë bërë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas marrjes së informatës të dielën ka arrestuar dy kosovarë, një prej tyre i mitur që ishte lajthitur nga i dyshuari. I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajte, ndërsa i mituri është liruar.

“Ferizaj, 13.11.2021-19:50. Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar duke e shantazhuar, i ka kërkuar një shumë parash ose veturën e tij, në të kundërtën do i publikon në rrjetet sociale disa mesazhe/biseda të tij. Me 14.11.2021 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë ( njëri i mitur i lajthitur nga i dyshuari). I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje ( i mituri është liruar). Rasti vazhdon të hetohet”, raporton Policia e Kosovës.