Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Shantazhoi një grua duke kërcënuar me publikim të videove intime, arrestohet i dyshuari

Arrestim

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të martën në magjistralen Ferizaj – Kaçanik, të dyshuar për shantazh.

I dyshuari raportohet se kishte shantazhuar një grua, duke i thënë se do t’ia publikojë fotot e videot intime të saj nëse nuk i jep para. I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Magjistralja Ferizaj-Kaçanik 05.09.2023 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kërkuar para nga viktima femër kosovare duke e shantazhuar se nëse nuk i jep para do t’ia publikoj fotot dhe video incizimet intime të saj që i kishte. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, raporton Policia e Kosovës.