Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar masën e arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit N.K. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale shantazh në tentativë.
N.K. akuzohet se më 13 nëntor në Ferizaj, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete, ka shantazhuar një person, duke e kërcënuar se do t’ia publikojë mesazhet e tij me një nxënëse në rrjete sociale, nëse nuk paguan atë që i kërkon.
N.K. i ka kërkuar të dyshuarit 5000 euro ose veturën xhip.
Gjykata i ka caktuar N.K. masën e arrestit shtëpiak prej një muaji.
“Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaj”, thuhet nga Gjykata Themelore në Ferizaj.
-
Arrestohet e dyshuara për shantazh ndaj një burri në Ferizaj
-
Ferizajasi shantazhohet, i kërkohen para dhe vetura që të mos i publikohen mesazhet në rrjetet sociale
-
Një muaj paraburgim një gruaje në Ferizaj të dyshuar për shantazh
-
Ia mori 50 mijë euro një gruas duke e shantazhuar, i dyshuari kapet në flagrancë
-
E dyshuara në Ferizaj thotë se e kreu vrasjen në vetëmbrojtje